Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Cluj në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku skuadra jonë ishte më e mirë në qarkullimin e topit, ndërsa mysafirët kishin rastet.


Edhe pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja anët.

Por ishte Ballkani që shënoi. Armend Thaqi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Nga minuta  65-të, Ballkani është në epërsi ndaj Cluj.

Tashmë duhet ta ruajë këtë rezultat që të marr një fitore të madhe. /Telegrafi/

telegrafi sport app