LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton minimalisht ndaj Feronikelit dhe merr kreun e tabelës

Ballkani fiton minimalisht ndaj Feronikelit dhe merr kreun e tabelës

Ballkani ka fituar në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ekipi i Bekim Isufit ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke rimarr gjithashtu përkohësisht kreun e tabelës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët gjithashtu shënuan edhe një gol.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Theophilus Solomon, i cili shënoi nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Nazmi Gripshit.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të therandasve, të cilët krijuan më shumë, por rasti më i mirë i takoi vendasve.

Kaltrin Seferi (84’) qëlloi shtyllën dhe në fund Ballkani iu gëzua fitores 0-1 dhe tri pikëve të mëdha.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 30 pikë, ndërsa Feronikeli është i fundit me vetëm 10 pikë.

Në ndeshjen e radhës, therandasit luajnë në udhëtim te Drenica, ndërsa Feronikeli udhëton te Ulpiana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori