LAJMI I FUNDIT:

Balkan Natural Adventure sjell turistë ndërkombëtarë në Kosovë përkundër pandemisë

Balkan Natural Adventure sjell turistë ndërkombëtarë në Kosovë përkundër pandemisë

Balkan Natural Adventure ka pasur një sezon të mirë të dimrit duke pasur parasysh se bota është në kohë pandemie dhe në Kosovë nuk ka as agjenci shtetërore për promovimin e turizmit dhe në pika turistike nuk menaxhohet as mbledhja e bërllokut.

Pas angazhimit në marketing ndërkombëtarë Balkan Natural Adventure (BNA) ka arritur që të sjellë në Kosovë gjashtë grupe të turistëve polakë nga janari deri në mars duke bashkëpunuar me kompaninë Skitouring School të profesorit polak të marketingut për outdoor Mateusz Mroz.

Kompania ka kontrata edhe me kompani zvicerane dhe franceze të cilat i kanë anuluar vizitat në Kosovë për shkak të pandemisë.


BNA ka punuar me hotelin Krojet në Prevallë të cilët kanë treguar fleksibilitet dhe mikpritje për klientët polakë. Gjithashtu pjesë e mikpritjes ka qenë puna e palodhshme e guidës kryesor të kompanisë Deni Hameli dhe guidave të tjera Nedi Limani, Bardhosh Morina dhe Fis Nimani.

“Ka shumë punë për tu bërë duhet të menagjohet bërllogu, duhet të përmirësohet mirëmbajtja e rugëve, shërbimi i teleferikëve në Brezovicë dhe shumë gjëra të tjera”, ka thënë shefi i operacioneve të Balkan Natural Adventure Nol Krasniqi.

“Ne mund të biem copa me promovim dhe tërheqje të turistëve dhe investitorëve por infrastruktura bazë si pastrimi i rrugëve nuk mund të bëhet nga sektori privat”, ka thënë ai duke shtuar se “në Brezovicë duhet të investohet shumë edhe në trajnimin e stafit për marrëdhënie me klientë”.

Nga ana e tij, Mosz ka thënë se pas vitit të parë ai ka përshtypje të mirë.

“Natyrisht se do të vijë sërish”, ka thënë ai.

“Kosova ka një potencial të mrekullueshëm të bjeshkëve. Kompania jonë Skitour School bën kampe të skijimit në tërë Evropën dhe definitivisht Kosova ka disa nga vendet më të mira për ski tour dhe free ride. Pistat janë afër fshatrave dhe mund të bësh një turë dhe të kthehesh për një darkë të ngrohtë dhe akomodim të këndshëm”.

“Në përgjithësi ushqimi është i mirë dhe njerëzit mikpritës. Pistat nuk janë të mbingarkuara. Mirëpo qeveria duhet të investojë në këtë diamant të pagdhendur. Investimet duhet të shkojnë së pari në rrugë, parking dhe trajnim të ofruesve të shërbimeve dhe marketing“, ka shtuar ai.

Sa i përket sigurisë Mosz ka thënë “se për ekipin kërkim shpëtim duhet të sigurohet një helikopter në mënyrë që të mundësohet eksplorimi i tërë bjeshkëve”.

Balkan Natural Adventurte është kompani nga Peja e cila është marrë me turizëm ardhës në Bjeshkët e Nemuna. Kompania ka zgjeruar shërbimet e veta duke përfshi edhe dimrin.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori