LAJMI I FUNDIT:

Balje publikon fotografi me një police, thotë se po ka presion psikik nga komandanti i stacionit në Graçanicë

Balje publikon fotografi me një police, thotë se po ka presion psikik nga komandanti i stacionit në Graçanicë

Kryetarja e SDU-së, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, publikoi të martën fotografi me një police boshnjake të quajtur Milhata Qela, për të cilën tha se është në gjendje të rëndë si rrjedhojë e ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq.

Në llogarinë e saj në Facebook, Balje shkroi se policja në fjalë ka 19 vite që shërben në Policinë e Kosovës.

Tutje, ajo tha se Qela e ka raportuar rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës, por se asgjë nuk ka ndryshuar pasi nuk ka marrë përgjigje.


“Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z.Bratislav Trajkoviq. Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje”, shkroi Balje.

Ajo tutje kërkoi nga institucionet kompetente, Policia, Inspektorati Policor dhe ministria, që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori