Nga vendlindja e tij, Gareth Bale, ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke thënë se ishte i zhgënjyer.

Zinedine Zidane e kishte la atë në bankë, gjë që e kishte mërzitur jo pak uellsianin.


"Isha i zhgënjyer, e kam thënë më parë, pasi nuk isha startues”.

GettyImages 962835634 Gareth Bale i Real Madrid (Getty Images)

"E dija që mund të isha i rëndësishëm në këtë ndeshje, por kështu e ka kjo lojë”.

Në fund mbahet mend goli i bukur i tij i shënuar në këtë ndeshje.

"Ishte e shkëlqyer që shënova ashtu, emocion i pastër, është një nga ato gjëra që nuk mendoni, thjesht e bëni".

GettyImages 962773014 Goli i Gareth Bale (Getty Images)

"Gjithmonë kam dashur të shënoj me një goditje të tillë, por të shënosh në këso rastesh... patjetër që ishte vendi i duhur për ta bërë”, ka thënë Bale.

Real Madridi në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1. /Telegrafi/   

telegrafi sport app