LAJMI I FUNDIT:

Bale ende i pavendosur për të ardhmen e tij, uellsiani ka 10 oferta në tavolinë

Bale ende i pavendosur për të ardhmen e tij, uellsiani ka 10 oferta në tavolinë

Gareth Bale është larguar nga Real Madridi pas nëntë viteve qëndrim te Los Blancos.

Sulmuesi uellsian ka pasur një vit për tu harruar pasi ka luajtur vetën në shtatë ndeshje, pesë në La Liga dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve si zëvendësues.

Por ai tani ka mbetur një futbollist i lirë dhe është duke menduar për të ardhmen e tij.


Daily Mail ka raportuar se reprezentuesi uellsian ka 10 oferta në tavolinë, por pa i zbuluar të gjithë emrat e skuadrave që e duan atë.

Getafe mbetet një opsion për Balen, pasi gruaja e tij me fëmijët duan të qëndrojnë në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Ndërkohë interesim ka shprehur edhe Cardiff City që militon në Championshipin anglez dhe Brentford në elitën e futbollit anglez.

Sipas mediumit anglez Bale kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera si Los Angeles Galaxy dhe DC United në MLS.

Marrëveshja që mund t’i befasojë të gjithë: Gareth Bale te Getafe, jo për para, por për arsye sportive dhe kryeqytetin spanjoll
Lexo po ashtu Marrëveshja që mund t’i befasojë të gjithë: Gareth Bale te Getafe, jo për para, por për arsye sportive dhe kryeqytetin spanjoll

32-vjeçari synon që të gjej një skuadër për të luajtur rregullisht pasi kërkon të jetë në top formë para Kampionatit Botëror ku do të marrë pjesë me Uellsin e tij.

Gjithsesi ofertat nuk mungojnë për sulmuesin i cili pritet ta vendos të ardhmen e tij pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve që po i zhvillon me Kombëtaren e Uellsit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori