LAJMI I FUNDIT:

Bakayoko: Mbappe është lojtari më i mirë në botë

Bakayoko: Mbappe është lojtari më i mirë në botë
Kylian Mbappe (Getty Images)

Tiemoue Bakayoko beson se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë pas shkëlqimit me Francën në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Mbappe u kurorëzua si lojtar më i mirë i ri i Kampionatit Botëror dhe shënoi në finale, ku Les Bleus fituan Kupën e Botës pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në finale.

Edhe pse ende vetëm një adoleshent, Mbappe u bë i pari i ri që shënon në finalen e Kupës së Botës që nga legjenda braziliane Pele dhe ai duket i destinuar të dominojë futbollin në vitet e ardhshme.


Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë
Lexo po ashtu Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë

Ish-bashkëlojtari i tij te Monaco dhe shoku i tij francez, Bakayoko, mendon se Mbappe është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Mbappe dhe Bakayoko ishin shokë të mirë te Monaco

“Nuk jam i habitur për suksesin e tij”, ka thënë fillimisht Bakayoko për Goal.

“Ai është shumë i ri, por ai është shumë i pjekur gjithashtu”.

Mbappe është jashtëtoksor, thotë Varane
Lexo po ashtu Mbappe është jashtëtoksor, thotë Varane

“Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe mendoj se me karakteristikat e tij ai është lojtari më i mirë në botë”.

“Mos harroni se ai është shumë i ri dhe nuk është e lehtë të luash kundër lojtarëve më të vjetër dhe të jesh kaq i shpejtë në fushë”, përfundoi mesfushori i Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori