LAJMI I FUNDIT:

Bajrami paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Projektligjit për Fondin Sovran

Bajrami paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Projektligjit për Fondin Sovran

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Projektligji për Fondin Sovran është antikushtetues dhe sipas saj nëse bëhet ligj siç është ai do të dërgohet në Kushtetuese.

Ish-ministrja thotë se mendësia qeverisëse e Vetëvendosjes po i bën dëm vendit.

“Pasi kanë kaluar disa muaj nga prerja e shiritit të projektit të vetëm insfrastrukuror “Ura e Staradranit” , tani Qeveria po flet për Fondin Sovran.


Sot e lexova Projektligjin për Fondin Sovran që është në konsultim publik. Kam shumë vërejtje, shumë pyetje, shumë komente por mbi të gjitha me vjen sinqerisht keq për mendësinë qeverisëse të LVV-së dhe dëmet që po ia bëjnë vendit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

“Tentativa me kapë çdo gjë, me shpërfillë çdo procedurë, çdo ligj, për më tepër me ligj me tejkalu edhe Kushtetutën, këtë vetëm qeveria e LVV-së e bën”, ka shkruar tutje Bajrami.

Sipas deputetes opozitare Fondi ka me e “zhvillu vendin” duke anashkaluar krejt ligjet në fuqi.

“Për këtë Fond, bordin dhe organet e tij, që do të emrohen nga Qeveria/LVV-ja, s’ka me pasë Ligj të prokurimit – tenderat direkt me dosta/negociim i drejtëpërdrejtë, s’ka nevojë për kontabilitet, raportim finaciar, ligj të punës hiç se hiç, thjeshtë duhet me qënë i pëlqyshëm për pushtetin dhe mjafton”.

Bajrami thotë se gjëra të tilla nuk do të lejohen.

“Nëse ky Projektligj bëhet Ligj kështu siç është do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese si shumë të tjerë, sepse ‘prima facia’ ky Ligj është antikushtetues”, ka përfunduar deputetja e LDK-së./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Ekonomi
Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Ekonomi
Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Ekonomi
Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Ekonomi
Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe  shoqërore

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Ekonomi
Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Ekonomi
Kalo në kategori