LAJMI I FUNDIT:

Baily: SHBA-të do të zhgënjeheshin nëse vendoset veto e re për Maqedoninë e Veriut

Baily: SHBA-të do të zhgënjeheshin nëse vendoset veto e re për Maqedoninë e Veriut

Ish-ambasadori amerikan në RMV, Jess Baily, beson se do të ishte zhgënjim nëse do të kishte një veto të re bullgare për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Baily thotë se “SHBA do të zhgënjeheshin nëse do të ndodhnin veprime të mëtejshme të kësaj natyre”.

“Fatkeqësisht, tani ju keni këtë veton bullgare për ta çuar procesin përpara. Ekziston një zgjidhje e qartë e paraqitur atje. Jo të gjithë e pëlqejnë këtë zgjidhje. Por mendoj se pesë vjet që nga tani me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, pra pesë vitet e ardhshme, njerëzit do ta shohin se ky është një hap pozitiv për vendin”, vlerëson Baily


Ai thotë se ndryshimet kushtetuese do ta forcojnë pozitën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa problemi i Bullgarisë është se nuk e njeh pakicën maqedonase edhe përkundër vendimeve të Gjykatës në Strasburg.

“Ata kanë sistemin e tyre. Nuk e kuptoj pse dikush nuk do të njihte një grup në vend. Une nuk e di. Secili vend ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë”, thekson Baily./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori