LAJMI I FUNDIT:

Badstuber tandem me Mavrajn

Badstuber tandem me Mavrajn

Skuadra gjermane Hamburg dëshiron t’i ikë fundit në elitën e futbollit gjerman.

Pasi kanë transferuar javë më parë Mërgim Mavrajn, Hamburg synon ta sjellë në radhët e veta edhe një mbrojtës cilësorë.

Fjala është për anëtarin e Bayenit, Holger Badstuber që nuk po ka hapësira të mëdha nën urdhrat e Carlo Ancelottit.


Mediat gjermane kanë shkruar se Hamburg synon t’ia sjellë Mavrajt një mbrojtës me përvojë në mënyrë që ta bëjnë një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes.

Për ta realizuar me sukses këtë transferim, Hamburg ka gati katër milionë euro. /Telegrafi/