LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles e fitojnë ndeshjen e parë para publikut brazilian në turneun më të madh të CS:GO në Brazil

Bad News Eagles e fitojnë ndeshjen e parë para publikut brazilian në turneun më të madh të CS:GO në Brazil

Ka filluar me fitore gara për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major, i cili po mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.

Në këtë turne ekipi shqiptar, është në garë me skuadrat më të mira të botës, për një grup çmimesh që kalojnë vlerën 1.2 milion dollarë.

Bad News Eagles tashmë janë dy ndeshje larg kualifikimit në fazën tjetër në turneun në Brazil, pasi mposhtën ekipin brazilian 00Nation në ndeshjen e tyre të parë.


Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo1’ në mapin ‘Vertigo’ përfundoi me rezultat të bindshëm 16-3 në të mirë të ekipit shqiptar.

Siç duket ndeshjet jo të mira të ekipit Bad News Eagles në këtë map së fundmi, e kanë shtyrë ekipin brazilian për ta dërguar ndeshjen aty, por bNe kësaj radhe i befasuan të gjithë.

Paraqitje fantastike kanë treguar të gjithë lojtarët e ekipit Bad News Eagles, ai më i dalluari për nga statistikat ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, me 21 eliminime gjithsej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Premier League
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Ndërkombëtare
Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

La Liga
Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori