Babai i vërtetë nuk është ai që i paguan faturat, por ai që e kupton se familja është e para

Çdo mashkull mund të bëhet baba. Çdo mashkull mund ta krijojë një jetë. Sidoqoftë, duhet dikush i veçantë që ta ushqejë, formësojë dhe dashurojë atë jetë që e krijon.
Baba i vërtetë nuk është ai që bën mjaftueshëm para për t’i blerë gruas e fëmijëve dhurata të shtrenjta apo për t’i dërguar në pushime 10-ditore dy herë në vit, transmeton Telegrafi.
Baba i vërtetë nuk është ai që fiton mjaftueshëm para për t’i dërguar fëmijët të studiojnë në shkollat më të shtrenjta apo për t’i paguar faturat.
Baba i vërtetë është ai që e kupton se familja është e para.
Baba i vërtetë është ai që gjithmonë gjendet pranë familjes. Ai i cili nuk e braktis familjen në momentin kur gjërat vështirësohen. Ai që nuk e lejon familjen të ballafaqohen vet me problemet. Ai që nuk heq dorë nga familja dhe e bën të pamundurën për ta mbajtur bashkë familjen.
Baba i vërtetë është ai që është i gatshëm të investojë kohë dhe përkushtim në familjen e tij, edhe atëherë kur është tejet i lodhur dhe nuk ndihet rehat.
Një baba i vërtetë dhe i përkushtuar është ai që bën kompromise dhe i sakrifikon nevojat, dëshirat dhe lumturinë e vet për hatër të familjes. Është ai që i mëson fëmijët për dashurinë pa kushte.
Një baba i mirë e i vërtetë është ai që shërben si shembull se si duhet të trajtohen femrat. Ai që i trajton femrat me respekt, zemërgjerësi dhe dinjitet.
Një baba i dashur dhe i vërtetë është ai që i mëson fëmijët për rëndësinë e virtyteve të zemërgjerësisë, sinqeritetit, besnikërisë dhe durimit. Pra, ai i cili asnjëherë nuk kapet duke gënjyer apo duke e manipuluar familjen apo dikë tjetër. Është ai që i mëson fëmijët si të ndërtojnë lidhje të bazuara në besim dhe respekt.
Një baba i vërtetë e i dashur është ai që ua mëson fëmijëve domethënien e sjelljes së mirë. Ai i cili asnjëherë nuk i quan fëmijët apo gruan “të panevojshëm”, “të dobët” apo “budallenj”. Ai i cili asnjëherë nuk e humb temperamentin në atë mënyrë që familja të ndihet e kërcënuar.
Baba i vërtetë dhe i përkushtuar është ai i cili familjen e rëndit si gjënë më të rëndësishme në jetë.
Gjithashtu, një baba i vërtetë është ai për të cilin fëmijët e tij mund të thonë me krenari se e kanë shok të ngushtë dhe mentor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit