LAJMI I FUNDIT:

Babai i Thaçit zbulon detaje nga takimi me të birin në Hagë: Hashimi ka humbur shumë në peshë

Babai i Thaçit zbulon detaje nga takimi me të birin në Hagë: Hashimi ka humbur shumë në peshë

Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth takimit me ish-presidentin në Hagë ku aktualisht po gjykohet nga Gjykata Speciale.

Babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhiu duke treguar për takimet, tha se po të kishte mundësi do ta merrte një banesë në Hagë, po sipas tij gjendja shëndetësore ia pamundëson që të shkojë shpesh për vizitë.

Haxhi Thaçi  ka rrëfyer po ashtu se ka vërejtur se ish-presidenti ka humbur peshë.


“Mos u mërzit, marre sen s’ke ba. Ai nuk u dok që po mërzitet. Ka hup shumë peshë atje në Hagë. Dojke me ma përhumb, thojke që po bën aktivitete sportive atje shumë”, tha ai, për Kanal 10.

Thaçi tha se ishte frikësuar shumë që do të mërzitej për shkak të moshës, por ai shtoi se Thaçi e të tjerët kanë shkuar për faqe të bardhë.

“Pasha Zotin s’jam mërzitë veç për Hashimin, por për krejt popullin. S’kisha çka me ba. Isha në Hagë. Jam tut që po mërzitna fort. Unë jam vjetëru shumë. Edhe derxha, se vallain pa shku bile ni muj, qatje kisha gjet banesë edhe i kasha vizitu. Por, s’kam fuqi. Fryma e më ka lëshu takati. Hashimi ish mirë. S’di me të kallxu se kush u mërzitë ma shumë”.

“Nuk mërzita fort, se e di që ka shku për faqe të bardhë. Ajo është nder. Ai ka shku për vendin e vet. Na krejt që jemi gjallë duhet me mendu edhe për ata që janë vra për vendin e vet. Unë i thash, mos u mërzitë se marre s’ke ba. Ai su doket që u mërzitë. Më met merak që si pashë ata tjerët”, tha tutje Haxhi Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori