LAJMI I FUNDIT:

Babai nga Gaza shkoi për të marrë certifikatat e lindjes së binjakëve, kur u kthye ata kishin vdekur – predha izraelite goditi shtëpinë e tyre

Babai nga Gaza shkoi për të marrë certifikatat e lindjes së binjakëve, kur u kthye ata kishin vdekur – predha izraelite goditi shtëpinë e tyre

Binjakët e porsalindur u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza, ndërsa babai i tyre ishte në një zyrë të qeverisë lokale për të regjistruar lindjen e tyre.

Asser, një djalë dhe Ayssel, një vajzë, ishin vetëm katër ditësh kur babai i tyre Mohammed Abu al-Qumsan shkoi për të marrë certifikatat e tyre të lindjes, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ai ishte larg, fqinjët e tij i telefonuan për të thënë se shtëpia e tyre në Deir al Balah ishte bombarduar. Sulmi vrau gjithashtu gruan e tij dhe gjyshen e binjakëve.


“Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Më kanë thënë se ishte një predhë që goditi shtëpinë. Nuk pata kohë as të festoja”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi, thotë se 115 foshnja kanë lindur dhe më pas janë vrarë gjatë luftës.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, familja kishte ndjekur një urdhër për t’u evakuuar nga qyteti i Gazës në javët e para të luftës Izrael-Gaza, duke kërkuar strehim në një pjesë qendrore të rripit, siç udhëzonte ushtria izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori