Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të lirohej.
Haxhi Thaçi ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht.
“E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar”, i tha ai ekipit të Klan Kosovës.
“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, deklaroi Haxhi Thaçi.
Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Thaçi është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën që e rëndon nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se aktakuza është e paqëndrueshme, transmeton Telegrafi.
“Aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.
Sekretari administrativ i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka lexuar pikat e aktakuzës të cilat e rëndojnë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Thaçi akuzohet për vepra penale si krime lufte dhe gjashtë tjera si krime kundër njerëzimit.
“Thaçi akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave”, u shpreh sekretari administrativ i Speciales.
Ai tha se këto krime u kryen në mes të prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe Shqipëri veriore.
“Ato u kryen në këto vende si: Bajgorë, Llapashticë, Majanc, Potok dhe vende tjera në komunë e Podujevës, vende tjera në komunën e Rahovecit, Drenasit, Ferizajt, Gjilanit, Jabllanicë në Gjakovë, Kaçanik dhe vende tjera në komunën e Lipjanit, Likoc në Skenderaj, Malishevë, në Klinë, Novobërdë, vende tjera në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Suharekës dhe Viti dhe Cahan dhe Kukës në Shqipërinë veriore”, tha ai.
Ai shtoi se krimet në pikat 1,2,4,6,8 u kryen si pjesë e një sulmi ndaj popullatës civile.. këto krime kishin në shënjestër kundërshtarët që kishin lidhje me forca, nuk përkrahin UCK-në dhe ishin kundër qeverisë së përkohshme duke përfshirë edhe persona që kishin lidhje me LDK-në.
Kurse krimet në pikat 3.5.7.9 u kryen kundër personave që nuk merrnin pjesë në luftime aktive.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka thënë se në aktakuzën për Thaçin janë gjashtë pika kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.
Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.
Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.
Sot para gjykatësve në Hagë është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, i cili u deklarua i pafajshëm për akuzat që e rëndojnë nga Specialja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake
Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës