Kjo ka të bëjë me ambasadorin aktual të Maqedonisë në Tiranë, Stojan Karanajov, i cili njihet edhe si ish-ambasador në Prishtinë.

Djali i tij, Goce Karanajov është caktuar për ambasador në Moskë. Kështu dy familjarët tanimë kryejnë poste ambasadorësh të caktuar nga partia në pushtet VMRO-DPMNE.


Partia më e madhe opozitare LSDM ka reaguar kundër kësaj dukurie të nepotizmit dhe keqpërdorimeve, duke theksuar se vendi po humb imazhin dhe pozicionin që ka në arenën ndërkombëtare.

“Në prag të raportit të progresit nga KE-ja për Maqedoninë, po ndodhin partizime plotësuese në Ministrinë e jashtme. Lidhjet partiake familjare diktojnë çdo gjë në MPJ, derisa nga ana tjetër Maqedonia po humbë pozitën dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare”, reagoi sot LSDM. /Telegrafi/