Azpilicueta motivon bashkëlojtarët ndaj West Hamit, kapiteni i ardhshëm? (Video)

Cesar Azpilicueta shpejt është bërë një nga lojtarët lider te Chelsea.
Spanjolli tashmë pesë vite është pjesë e Bluve, por ka arritur të fitojë shpejtë dashurinë dhe respektin e tifozëve të klubin londinez.
Azpilicueta iu bashkua Chelseat në vitin 2012 nga Marseille dhe në fitoren ndaj West Hamit bëri paraqitjen e 200-të në të gjitha garat për skuadrën e drejtuar aktualisht nga Antonio Conte.
Në tunelin e London Stadium para ndeshjes ndaj Hammers, Azpilicueta motivoi vazhdimisht lojtarët, duke treguar se ka atribute të bëhet pasardhës i John Terryt. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































