LAJMI I FUNDIT:

Aziri për vulat e ASH-së: Rasti është kthyer në rigjykim, partia nuk i është dhënë palës tjetër

Aziri për vulat e ASH-së: Rasti është kthyer në rigjykim, partia nuk i është dhënë palës tjetër

Duam të njoftojmë opinionin se vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit për kontestin gjyqësor rreth Aleancës për Shqiptarët, ka rikthyer lëndën për rigjykim në Gjykatën Themelore në Tetovë, tha në konferencën e sotme për shtypi deputeti Elmi Aziri nga ASH krahu i Ziadin Selës.

“Ky vendim nuk nënkupton se partia i është dhënë palës tjetër, por për këtë duhet të vendosë Gjykata Themelore në Tetovë. Duam të rikujtojmë poashtu se vendimi i Gjykatës së Apelit është sjellë pas një stërzgjatje dhe një sërë prolongimesh dhe pas deklaratave të shumta të ish bashkëpartiakëve tanë se citoj, me ndryshimin e Qeverisë do të ndryshojë edhe vendimi në Apel.

Sidoqoftë, besojmë fuqishëm se në rigjykim do të vërtetohet vendimi i parë dhe Aleanca për Shqiptarët do tu rikthehet shumicës absolute të anëtarëve të saj, të cilët janë rreshtuar pas Ziadin Selës, pas themeluesve dhe drejtuesve legjitim të subjektit, të cilët u rikonfirmuan në Kongresin e vetëm legjitim dhe këtë e kemi dëshmuar me të gjitha procedurat ligjore dhe statutare, dokumentacionin e nevojshëm dhe nënshkrimet e delegatëve legal.


Çdo deklaratë tjetër, triunfalizëm i parakohshëm dhe shtrembërim i së vërtetës, ka për qëllim të shkaktojë huti në opinion dhe defokusim nga problemet reale, nga skandalet dhe skandalet e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie monoetnike”, thotë Aziri.

Arben Taravari, shton ai, duhet të jep përgjegjësi për lidhjet me Dushko Pavlovskin, tenderat e fituara dhe lejet për ndërtim, si dhe kuorumin që deputetët e tyre siguruan për Ligjin për branitella./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori