LAJMI I FUNDIT:

Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit për 30 për qind për në Evropë

Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit për 30 për qind për në Evropë

Azerbajxhani do të rrisë këtë vit eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind, teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse.

Ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Parviz Shahbazov ka thënë se në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror.

“Furnizimet totale me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub – rritje për 31 për qind në krahasim me vitin 2021″, ka thënë Shahbazov në Twitter.


Ai po ashtu ka treguar se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan në gazin natyror që importohet nga Rusia.

Kurse Vladimir Putin është zotuar se do të ndalë eksportet e naftës dhe gazit për të gjitha shtetet që vendosin çmim tavan.

Në muajin korrik, BE-ja dhe Bakuja kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të dyfishuar sasinë e gazit të importuar nga Azerbajxhani në të paktën 20 miliardë metra kub deri më 2027.

Marrëveshja po ashtu parasheh zgjerimin e Korridorit jugor të gazit që përshkon Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë.

Pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë – për luftën e nisur në Ukrainë – Moska ka nisur të zvogëlojë furnizimet me gaz në Evropë, andaj Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane për të tejkaluar dimrin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori