Sektori privat vazhdon të jetë njëri nga sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19. Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se kalimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk do të ketë efektin që punëtorët e sektorit privat e kanë pritur, pasi që nuk kanë çfarë të tërheqin nga Trusti.
Derisa thotë se nga pandemia janë prekur një përqindje e madhe e punëtorëve të këtij sektori, Azemi thekson se mënyra më e mirë për ta stimuluar këtë sektor do të ishte që punëtorëve të cilëve iu takojnë nga Trusti nën 90 euro, Qeveri e Kosovës t’iu ndaj 150 euro për ta në mënyrë direkte.
Azemi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se punëtorët e këtij sektori edhe pse të infektuar, shpeshherë janë obliguar të dalin në punë, por që ka pas raste edhe kur atyre iu është ndal paga shkaku i karantinimit dy javor.
Ndërsa thotë se përveç Trustit, ende nuk dihet se sa para do të marrin punëtorët e sektorit privat nga Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Nëse e marrim jashtë institucioneve shëndetësore, numri i tyre sillet rreth 15 për qind deri 20 për qind, por nëse e marrim në institucionet shëndetësore që punojnë nëpër spitale, qendra të mjekësisë familjare, që janë në sektorin privat, ato kalojnë shifrën 30 për qind deri në 40 për qind. Por e keqja është se ne kemi pasur shumë punëtorë të cilët kanë qenë të obliguar që gjatë kohës së pandemisë, kur edhe me dokument i është ofruar pronarëve të kompanisë, punëtorët disa i kanë lënë të pushojnë, e disa nuk i ka lënë, por ata të cilët i ka lënë të pushoj, u ka heq komplet pagën gjatë atyre ditëve që nuk ka qenë prezent në punë, domethënë komplet paga e tyre është dal zero, pra nëse nuk je në vendin e punës për shkak se ke qenë i infektuar me COVID-19, atëherë nuk ke pagesë”, ka thënë Azemi.
Ai ka shtuar se shuma prej 200 milionëve eurove që ka paraparë të ndajë Qeveria për sektorët privat, mirëpo siç thotë Azemi, punëtorët e këtij sektori nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo pako.
“Krejt çka është e sigurt është se do të ketë tërheqje të mjeteve nga trusti i tyre, kurse sa i për ketë shumës që 200 milionë që Qeveria e Kosovës mendon t’i ndaj që nga një janari ose më mirë të them në tre mujorin e parë. As vet ata nuk e dinë sepse thonë se do të mblidhet një komision ta bëjë ndarjen proporcionale se si do ta bëjnë ata dhe nëse e themi në mënyrë individuale, punëtorët e sektorit privat pothuajse gati nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo”, tha ai.
Sipas tij, mënyra më e mirë për ta stimuluar këtë sektor do të ishte që punëtorëve të cilëve iu takojnë nga trusti nën 90 euro, Qeveri e Kosovës t’iu ndaj 150 euro për ta në mënyrë direkte.
“Nuk do ta ketë efektin të cilin njerëzit e kanë pritur dhe pikërisht punëtorët e sektorit privat do të thehen ende më shumë sepse nuk e kanë pritjen që kanë pas dhe do të jetë një shumë simbolike. Vet fakti që mbi 100 mijë punëtorë do të kenë tërheqje 90 euro, të bën me dije që faktikisht ne nuk kemi bërë asgjë me të. Mënyra më e mirë për t’i simuluar punëtorët e sektorit privat, kishte me qenë, sidomos tek kjo kategoria që janë 104 mijë punëtorë. Kishte me qenë shumë mirë që në mënyrë obligative t’iu ndahen 150 euro në mënyrë direkt sepse me këtë shumë që do të marrin nuk kemi bërë asgjë”, ka thënë Azemi.
Ai ka përfunduar se kalimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do ta ketë efektin që punëtorët e sektorit privat e kanë pritur dhe se ata do të zhgënjehen edhe më shumë, pasi që nuk kanë çfarë të tërheqin nga Trusti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës