LAJMI I FUNDIT:

Azem Vllasi: Kam dëgjuar se Arkani ishte ekzekutori i Jusuf Gërvallës

Azem Vllasi: Kam dëgjuar se Arkani ishte ekzekutori i Jusuf Gërvallës

Avokati Azem Vllasi, ka folur për vrasjen e Jusuf Gervalles.

Vllasi thotë se dihej që Jusuf Gërvalla ishte patriot dhe atdhetar dhe se e kishte të pamundur të zhvillonte aktivitetin në Kosovë.

“Dyshimet e para për vrasjen e tij ishin se këtë e bënë shërbimet jugosllave pasi ato vrisnin në emigracion edhe njerëzit e Kroacisë siç ishin ustashët”, tha ai në emisionin “Kojshia Show”, përcjell Telegrafi.


Vllasi thotë se nuk kishte informacione se Jusuf Gërvalla ishte i interesuar për veprime kundër shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë.

“Asgjë nuk më ka rënë të dëgjoj më detajisht por shërbimi jugosllav i atëhershëm kishte persona të shënjestruar për të vrarë. Për atë listë kishin njohur vetëm 2-3 persona. Shërbimin e Kosovës apo republikave tjerë nuk i ka pyetur askush. Shef kryesor i sigurimit shtetërorë i asaj kohe ishte Nistane Dollanc. Thuhet se si ekzekutor për dikë në emigracion ishte Arkani. Arkani ishte njeri i UDB-së. Por krejt kjo që po e them është nga ajo që e kam dëgjuar”, deklaroi ndër të tjera Azem Vllasi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori