Organizata joqeveritare “Avonet”që monitoron zhvillimet në Komunën e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësime lidhur me veprimet e fundit të ekzekutivit të komunës që sipas kësaj organizate pas dy dështimeve në mungesë të kuorumit po synohet të jepen në shfrytëzim çerdhet publike.
Këto vendime sipas kësaj organizate po mundohen të legjitimohen përmes kuvendit komunal, teksa mbledhja e radhës do të mbahej të premten.
“Organizata “Avonet” shprehet jashtëzakonisht e shqetësuar me veprimet e fundit të ekzekutivit të Komunës së Ferizajt, ku edhe pas dy dështimeve (mungesës së kuorumit), qeverisja komunale, si asnjëherë tjetër, po këmbëngul që të bindë asamblistët të cilët nuk po e përkrahin dhënien në shfrytëzim të objekteve të institucioneve parashkollore – çerdheve, dhe përsëri e ka futur në rend dite këtë pikë tashmë të kontestuar nga shumë palë. Për ne është absolutisht e pakuptimtë se si qeverisja komunale kërkon ta kontrabandojë këtë pikë të rendit të ditës, duke krijuar dyshime të bazuara se pas këtij veprimi fshihet diçka më shumë sesa vetëm mbrojtja e interesit të qytetarëve, siç pretendon pushteti lokal”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Sipas “Avonetit” për ta bërë realitet këtë pretendim të saj, kanë informacione se qeverisja komunale gjatë periudhës mes dy seancave ka kontaktuar në vazhdimësi asamblistët (sidomos ata të pozitës), të cilët kundërshtimin e tyre e kanë shprehur me mospjesëmarrje në shqyrtimin e kësaj pike.
“Arsyetimet publike të zyrtarëve komunalë, respektivisht drejtorit të arsimit në Komunën e Ferizajt, se kjo po bëhet për shkak të pamundësisë për të angazhuar staf profesional e menaxherial për të funksionalizuar objektet e gatshme, janë të paqëndrueshme. Andaj, të njëjtat duhet trajtuar një për një. Dihet mirë që një nga prioritetet e qeverisjes qendrore është pikërisht rritja e numrit të çerdheve, dhe kjo logjikisht do të duhej të nënkuptonte se kërkesat e qeverisjes komunale për rritjen e numrit të çerdheve do të përkrahen pa hezitim nga qeveria qendrore”, thuhet më tej në komunikatë.
Sipas kësaj organizate ekzistojnë dilema dhe pikëpyetje që duhet të sqarohen paraprakisht me arsyetim se qeverisja komunale po insiston që kjo çështje të miratohet në kuvend dhe të legjitimohet.
“Një veprim i tillë do të kishte kuptim po të organizohej funksionimi i këtyre çerdheve sipas modelit të partneritetit publiko-privat, por assesi me formën e propozuar kur çerdhet e dhëna në shfrytëzim do të funksionojnë si çerdhe private. Ne konsiderojmë se ky veprim do të bie ndesh edhe me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, për faktin se me marrjen përsipër të pagesave të shpenzimeve të ujit, tatimeve dhe mbeturinave, Komuna do të favorizonte subjektin juridik përfitues dhe do të vështirësonte pozitën e subjekteve të tjera duke shkaktuar shkelje të rënda të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet më tej në komunikatë.
Sipas “Avonetit” nëse ky propozim kalon, ne do t’i drejtohen Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës me kërkesë, ku do ta njoftojnë lidhur me këto veprime dhe shkelje, dhe do të kërkojnë nga të njëjtët që të kryejnë një hetim të thellë në lidhje me këtë rast.
Kjo organizatë ka dhënë edhe një varg arsyetime që kjo pikë e rendit të ditës të premten nuk duhet të kaloi nga kuvendarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miratohet pjesërisht kërkesa e ZPS-së që dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të pranohen me shkrim në rastin ndaj Thaçi dhe të tjerëve
Agim Aliu flet për zhvillimin e sportit: Pallati në Greme ndër më të veçantët në Kosovë
Policia në Shtërpcë takon pronarët e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje