Mbrojtësi i të dyshuarit për aferën me rezervat shtetërore Ridvan Muharremi, avokati Mahmut Halimi, deklaroi se sipas normave ndërkombëtare mallrat të cilat transportohen, pësojnë ndryshime edhe në peshë.
“Sipas normave ndërkombëtare, mallrat të cilat transportohen edhe janë të ekspozuara kushteve të ndryshme atmosferike pësojnë edhe ndryshime në peshë, ndërkombëtarisht është e ditur”, tha avokati Halimi.
Tutje, avokati tha se ndryshimet në peshë i pëson edhe gruri, duke marrë parasysh rrethanat e transportimit.
“E pëson edhe gruri, a e dini që në një rrugëtim të tillë për shembull ndodh vapë e madhe ose thatësi gjatë rrugës nëpër det edhe malli humbë peshë, deri në 2 ose 2 e gjysmë % me norma ndërkombëtare deri në 2 ose 2 e gjysmë % të sasisë së tërësishme llogaritet si kallo ose pjesë e lejuar e humbjes”, shtoi tutje Halimi, për “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha në bazë të përllogaritjeve del se pikërisht mungesa e 52 tonëve grurë mund të ketë humbur për shkak të transportit.
“E njëjtat llogariteni 10 mijë tonelata me 2 % dalin 52 tonë”, tha avokati Halimi.
Ai gjithashtu ka deklaruar se i mbrojturi i tij Muharremi nuk kishte informacione se procedurat për blerjen e grurit dhe vajit ishin konfidenciale për publikun.
“Ai nuk ka qenë kurrfarë dijenie për kurrfarë procedurash që janë duke u zhvilluar për shkak se ju e dini fare mirë se ai është thjesht një qytetar i Republikës së Kosovës edhe nuk ka pas ndonjë cilësi në kuadër të Ministrisë për me pas qasje për në procedurat, përkatësisht në përgatitjen e dokumentacionit të gjitha atyre”, tha avokati Halimi.
Avokati Halimi gjithashtu tha se Ministria ka tentuar dy tri-herë t’i sigurojnë rezervat shtetërore dhe nuk kanë mundur t’i sigurojnë të njëjtat, andaj edhe kanë kontaktuar me të dyshuarin Muharremi duke mos i sqaruar fare nga Ministria çështjet e konfidencialitetit.
“Absolut zotëriut Ridvan nuk iu është komunikuar, veç ju ka thanë të lutem dëshirojmë që kjo të mbete mes neve edhe të realizohet sa më shpejtë që është e mundur”, tha tutje avokati Halimi.
Tutje, avokati Halimi shtoi se i dyshuari Muharremi në fillim nuk e ka ditur se sa do të jetë çmimi, sasia e grurit dhe se në komunikim e sipër me ministrinë iu është thënë se janë të interesuar të blejnë 10 tonelata grurë.
“As nuk ka ditë se çfarë çmimi, as nuk e ka ditë se çfarë sasie, mirëpo gjatë bisedimeve i është spejguar se kanë nevojë për 10 mijë tonelata grurë”, shtoi avokati Halimi.
Vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për aferën e rezervave shtetërore, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka marrë më 19 gusht 2023, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Kurse, ndaj këtij vendimi, mbrojtja e të dyshuarve kanë ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Në dosjen e Prokurorisë ndaj tre të dyshuarve në rastin e dallavereve me rezervat e shtetit thuhet se 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë.
Ndryshe, Prokuroria Speciale nisi më 18 gusht 2023, në orën 6 të mëngjesit aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi. Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.
Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.
Mirëpo, Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shpjeguar se në rastet kur bazuar në kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale gjykata lëshon urdhër për kontroll të shtëpisë apo personit, nuk është fare relevant fakti nëse provat e sekuestruara përmes të cilave synohet provimi i veprës penale janë ose jo të klasifikuara.
Po ashtu, Kryeministri Albin Kurti kishte publikuar një video-mesazh, me të cilin ka akuzuar sistemin e drejtësisë së po tenton që të rikthejë në pushtet ish-kastën e kalbur politike. Ka thënë se Rozeta Hajdari nuk është shkelëse e ligjit dhe nuk ka korrupsion te rezervat shtetërore.
Gjuhë të njëjtë ka përdorur edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se sistemi i drejtësisë po synon ta rrëzojë Qeverinë Kurti me spektakle. E akuza për Prokurorinë Speciale hodhën edhe ministra e deputetë tjerë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës