LAJMI I FUNDIT:

Avokati Palushi: Tribunali ndaj Serbisë nuk do të ketë mbështetje ndërkombëtare (Video)

Avokati Palushi: Tribunali ndaj Serbisë nuk do të ketë mbështetje ndërkombëtare (Video)

Avokati Kushtrim Palushi ka thënë se nevoja për drejtësi e mijëra familjeve kosovare nuk duhet të keqpërdoret për të shtyrë përpara agjendat politike.

Palushi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë dështuar të gjykojnë ushtarakët e niveleve më të ulëta pas luftërave në këtë pjesë të Evropës.

Avokati ka thënë se krijimi i një Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe, p⌂rveç që është i vonshëm, është edhe i panevojshëm.


“Ne kemi institucione në Kosovë për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës bëhet vetëm në shtetin ku ka ndodhur krimi. Nga viti 2008 Prokuroria dhe gjykatat e Kosovës kanë qenë të mandatuara të hetojnë të gjitha krimet që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Palushi ka thënë se nëse themelohet një Tribunal pa mbështetjen e OKB-së, është iluzore të mendohet se dikush në Kosovë mund të sjellë ndonjë kriminel lufte nga Serbia, qoftë ai edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Nurellari për Tribunalin ndaj Serbisë: Shumë njerëz ishin skeptikë edhe te lufta e pavarësia, por e vërteta doli ndryshe (Video)
Lexo po ashtu Nurellari për Tribunalin ndaj Serbisë: Shumë njerëz ishin skeptikë edhe te lufta e pavarësia, por e vërteta doli ndryshe (Video)

Ai ka thënë se iniciativa e Kuvendit në praktikë mund të zbatohet duke rizgjuar memorien kolektive, krijimin e një muzeu për krimet serbe, etj.

Miftaraj: Ideja për Tribunalin e mirë për t’u dëgjuar, por e dështuar qysh në fillim (Video)
Lexo po ashtu Miftaraj: Ideja për Tribunalin e mirë për t’u dëgjuar, por e dështuar qysh në fillim (Video)

“Një tribunal çfarë po mendohet është vështirë të krijohet menjëherë pas konfliktit e lëre më 20 vite pas luftës kur po pretendohet pajtimi i palëve. Është një temë që nuk gjen mbështetje te parterët tanë ndërkombëtarë pasi do të konsiderohet si kthim pas në kohë”, tha Palushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori