LAJMI I FUNDIT:

Avokati nga rasti “TNT” ankohet për shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Gjykata Penale

Avokati nga rasti “TNT” ankohet për shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Gjykata Penale

Në deklaratën publike avokati Merxhan Dauti, i cili mbron inspektoren e ndërtimtarisë nga komuna Gazi Baba, Elisaveta Najdovska në lëndën “TNT”, ankohet se Këshilli gjyqësor i Gjykatës Penale nuk i ka siguruar përkthim për të gjithë shkrimet dhe dëshmitë. Sipas Dautit, ky veprim paraqet dëmtim të procesit gjyqësor pasi që, si thotë ai nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga dita e parë, 04.11.2019, kur jam angazhuar si mbrojtje e të akuzuarës Elisaveta Najdovska nga Shkupi, nga Gjykata themelore penale-Shkup, kam kërkuar të më jepet mundësia e përkthimit nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe për të gjitha shkrimet dhe dëshmitë, që të më sigurohen të gjitha të drejtat sipas ligjit, për mundësinë e ofrimit të mbrojtjes më cilësore të klientit tim, gjë që nga gjykata nuk e kam pranuar në asnjë rast”, thotë Dauti

Ai akuzon gjykatësin Ognen Stavrev, i cili e udhëheq këtë lëndë se nuk pranon që vendimet e tij me të cilat refuzohen kërkesat e avokatit, të shënohen në proçesverbalet e sesioneve gjyqësore dhe me këtë i pamundësohet atij të ndërmarrë hapa tjerë ligjorë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori