Site icon Telegrafi

Avokati Krasniqi: Përfaqësuesi i AKI-së i tha Ramabajës se duhet të largohet nga Kosova (Video)

Avokati i përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se arsyeja pse klienti i tij ka tentuar të largohet nga Kosova ka qenë për shkak se i është thënë që është i rrezikuar.

Krasniqi ka treguar se këtë gjë Ramabajës ia ka thënë një përfaqësues i AKI-së.

Lexo po ashtu Avokati i Sadri Ramabajës: Prokuroria nuk ka prova të bazuara ndaj klientit tim (Video)

“Një ditë kur ka qenë në aeroport i është afruar një përfaqësues i AKI-së dhe i ka thënë që ju duhet të largoheni nga Kosova për një kohë të caktuar sepse jeta juaj është e rrezikuar nga disa organizata. Ai ka dashur përkohësisht të largohet nga Kosova”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk e di arsyen se përse Ramabajës i janë gjetur dokumentet e Xhevat Bislimit, që është pretenduar se ka provuar të largohet me to nga Kosova përmes Durrësit.

“Nuk e di këtë arsye, ato janë dokumentet e një miku të tij, Xhevat Bislimi, por sipas Ramabajës dokumentacioni i Bislimit ka qenë në veturën e tij”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version