“Shpallja e një organizate terroriste nënkupton mënyrën e luftimit ose qasjes së kriminalitetit në atë pjesë të vendit. Pasi hapet horizonti i inkriminimit. Duke qenë se terrorizmi është një vepër penale, që hyn në kapitullin e veprave kundër rendit kushtetues së RKS-së, rendit kushtetues ndaj banorëve të saj”.
Avokati, Arbër Jashari, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit.
Sipas Jasharit, ky vendim e hap rrugën drejt luftimit kudër kriminalitet në veri të Kosovës, duke theksuar se kjo “ndryshon taktiken e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë, ngase kemi hyre në një terren krejt ndryshe”.
“Shpallja e një organizate terroriste nënkupton mënyrën e luftimit ose qasjes së kriminalitetit në atë pjesë të vendit. Pasi hapet horizonti i inkriminimit. Duke qenë se terrorizmi është një vepër penale, që hyn në kapitullin e veprave kundër rendit kushtetues së RKS-së, rendit kushtetues ndaj banorëve të saj”.
“E që nënkupton që me këtë vepër penale inkriminohet edhe një sërë veprime që në rrethana normale nuk do të ishin. Siç është pjesëmarrja në grupe terroriste, rekrutimi… Vetë shpallja është një sinjal për Prokurorin e shtetit, që ia hapë horizontin për të luftuar krimin… Kjo e hap frontin dhe e ndryshon taktiken e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë të caktuar, ngase kemi hyre në një terren krejt ndryshe”, ka thënë Jashari në RTV Dukagjini.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat veprojnë në veri të Kosovës.
“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj, ‘Brigada e Veriut’, paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 29 qershor.
Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova