Avokati Tomë Gashi ka komentuar aksionin e Gjykatës Speciale në Prishtinë, saktësisht bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit.
Gashi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se bastisjet në shtëpitë e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi janë duke vazhduar ende që nga ora 06.00 e mëngjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.
Ai shkruan se Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it mund të bastisin secilën shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu kanë votuar deputetët e Republikës së Kosovës më 03 gusht 2015.
Lexoni të plotë postimin:
Bastisjet në shtëpitë e ish zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqi janë duke vazhduar ende që nga ora 06.00 e mëngjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.
Policia e Prokurorisë Special në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it mund të bastisin secilën shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu keni votuar, ju deputetët e Republikës së Kosovës më 03.gusht 2015.
Atyre nuk i nevojitet asnjë urdhëresë dhe as një leje nga asnjë institucion i Republikës së Kosovës, sepse ju kështu keni votuar.
Këto njësi të policisë së specializuara nuk mund të bastisin asnjë shtëpi dhe nuk mund të arrestojnë asnjë serb të dyshuar për krime të luftës, asnjë serb që gjatë luftës ka vrarë fëmijë dhe shqiptarë civil të paarmatosur, asnjë serb që ka dhunuar dhe ka bë kërdi në Kosovë deri në gjenocid kundër nesh, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale ka akuzuar dhe do t’i akuzoj hierarkinë më të lartë të UÇK-së, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale do t’i konfirmoj aktakuzat, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale do t’i gjykoj pjesëtarët e UÇK-së, por jo ushtarët serb, jo policët serb, jo paramilitarët serb, jo hierarkinë më të lartë të ushtrisë dhe policisë, sepse ju kështu keni votuar.
Ky është vetëm fillimi dhe asgjë ende nuk kemi parë, se çfarë do të na bëjë Gjykata Speciale, sepse ju kështu keni votuar.
Tani kemi tre pjesëtarë të UÇK-së në burg në Hagë dhe fatkeqësisht shumë shpejtë do të kemi edhe shumë të tjerë, sepse ju kështu keni votuar.
Gjykata Speciale ndal nga dal po na shndërron ne shqiptarëve nga viktima të luftës në agresor, sepse ju kështu keni votuar.
Bastisjet ende vazhdojnë dhe do të ketë edhe të tjera, sepse ju kështu keni votuar”.
Skena të tilla si të sotme por edhe më të rënda do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhshme, sepse ju kështu keni votuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin