LAJMI I FUNDIT:

Avokati i familjes së Aulon Zekës kërkon të mos ndikohet gjykata

Avokati i familjes së Aulon Zekës kërkon të mos ndikohet gjykata

Tre të mitur, që po gjykohen lidhur me vrasjen e nxënësit Aulon Zeka, kanë dalë sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykimi i tre të miturve po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.

Në seancën e sotme është dëgjuar një dëshmitar, ndërsa pas përfundimit të seancës, avokati i familjes Zeka, Skender Musa apeloi që gjykata të marrë vendim të drejtë dhe të mos ndikohet.


“Gjykata të marrë një vendim të drejtë dhe të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm”, tha Musa, për KALLXO.com.

Musa gjithashtu bëri të ditur se janë caktuar edhe tri seanca të radhës lidhur me këtë rast dhe se shpreson që çështja t’i afrohet fundit brenda muajit shkurt.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar të miturit.

Shpeshherë kur ka pasur seancë të këtij gjykimi është protestuar para Pallatit të Drejtësisë, kurse në protesta është kërkuar drejtësi për Aullon Zekën.

Të dyshuarit për vrasjen e  Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori