LAJMI I FUNDIT:

Avdijaj vazhdon me formë të mirë dhe gola te Roda, shënon në udhëtim ndaj Vitesses

Avdijaj vazhdon me formë të mirë dhe gola te Roda, shënon në udhëtim ndaj Vitesses
Foto:

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të lartë dhe gola në kampionatin holandez, Eredivisie.

Skuadra e Avdijajt, Roda ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtimin e tyre te Vitesse në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Eredivisie.

Edhe në këtë takim sulmuesi i Kosovës arriti të lë shenjë duke shënuar golin e epërsisë 2-0 për Rodan.


Avdijaj shënon supergol me vole, ia siguron tri të pikë rëndësishme Rodas (Video)
Lexo po ashtu Avdijaj shënon supergol me vole, ia siguron tri të pikë rëndësishme Rodas (Video)

Goli i Avdijajt erdhi pas një asistimi të mirë të Simon Gustafson në minutën e 70-të.

Festa e Avdijajt pas golit të shënuar

Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Kosovës vlen shumë për skuadrën e tij pasi i lë në garë për një vend që i shpëton nga rënia.

Çfarë goli nga Avdijaj, ylli i Kosovës e nis për mrekulli në Holandë (Video)
Lexo po ashtu Çfarë goli nga Avdijaj, ylli i Kosovës e nis për mrekulli në Holandë (Video)

Me këtë gol, Avdijaj arrin në kuotën e tri golave për skuadrën e tij që nga huazimi në janar nga skuadra e madhe gjermane, Schalke.

Në anën tjetër, skuadra e tij, Roda gjendet në pozitën e 16-të me 27 pikë apo vetëm katër më pak se pozita që e shpëton nga rënie prej kategorisë. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x6h5ake