Tejkalimi i afateve për përfundimin e projektit për modernizimin e tregut të Bit Pazarit, shtyn shitësit ambulant që arkat me fruta të dalin t’i shesin në autostradë. Arkat me prodhimet frutore shitësit i vendosin madje edhe çdo 4-5 metra në korsinë e tretë e cila shërben për ndalesa emergjente, në rastin konkret në autostradën Shkup-Tetovë. Ata janë të vetëdijshëm se ky aktivitet i tyre është kundërvajtje, madje thonë se shpeshherë u shqiptohen gjoba deri edhe në 300 euro. Megjithatë, të revoltuar shtojnë se me këto shitje nxjerrin bukën e gojës “ ose të shesim këtu, ose prodhimet tona t’i lëmë të kalben në ara, sepse shteti nuk na ka siguruar treg ku t’i plasojmë ato” thotë njëri prej tyre.
“Na shqiptojnë dënime, madje edhe deri në 300 euro. Ne i sjellim me vetura, mandej i vendosim këtu. Me vetura i sjellim. Dalim këtu nja një muaj që i mbledhim prodhimet edhe aq”
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se i kanë shtuar kontrollet dhe se janë shqiptuar edhe gjoba për kundërvajtje, por siç shihet nga pamjet duket se këto gjoba nuk kanë pasur efektin që pritej.
Disa nga shitësit ambulant kalojnë herë nga njëra anë e herë nga tjetra edhe pse aty pranë nuk ka as urë dhe as nënkalim. Me veturat që voziten me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, ata rrezikojnë veten, por edhe të bëhen shkaktarë të ndonjë aksidenti në komunikacion.
Shitësit pohojnë se janë të gatshëm të paguajnë tezga në tregun në Bit Pazar, por thonë se aty nuk ka vend.
Nga ana tjetër janë shkelur të gjitha afatet për finalizimin e punimeve për tregun modern të Bit Pazarit. Projekti i ndërtimit të Bit Pazarit parashikon mbulim të plotë të tregut , vendosjen e 1000 tendave të reja, restaurim të plotë të infrastrukturës ujësjellësit dhe kanalizimit, sigurim të një sipërfaqeje parkimi me një kapacitet prej 230 automjeteve dhe ndërtimin e ambienteve të reja të biznesit me një sipërfaqe prej 600 metrash katror. Përgjegjëse për realizimin e projektit është Ndërmarrja Publike “ Tregu i Shkupit”./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=mWewZxZDdY8
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova