Autostrada Shkup-Tetovë mbetet e pa pastruar nga reshjet e borës. Ekipi i televizionit 21 ka realizuar një video në të cilën shihet se kjo autostradë është vështirë të kalohet dhe duhet kujdes i madh gjatë ngasjes së makinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftuan se prej orës 17:30 ndalesë për makina të rënda është vendosur në rrugën Gostivar - Kërçovë përmes vendkalimit Strazhë dhe në rrugën Resnjë - Manastir përmes vendkalimit Gjavato./Telegrafi/