Autostrada Kërçovë – Ohër e gjatë 57 kilometra do të kushtojë 598 milionë euro. Qeveria sot e miratoi aneksin e tretë të marrëveshjes me kompaninë kineze Sinohidro me çka është konstatuar nevoja për 178 milionë euro shtesë për këtë rrugë. Pas një viti negociatash për shkak të gabimeve në autostradë, janë konstatuar punë ndërtimore shtesë në terren për çka nevojiten edhe fonde financiare shtesë. Nga Qeveria thonë se megjithatë me këtë aneks ia kanë dalë të kursejnë 95 milionë euro pasi nëse ndërtimi kishte vazhduar me çmimet e vjetra do nevojiteshin 282 milionë euro.
“Tani autostrada pas hyrjes në fuqi të këtij aneksi do të fillojë të ndërtohet me intensitetin e duhur, dhe kjo do të thotë se patjetër duhet të përfundojë deri ka mesi i vitit 2021”. – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.
Me aneksin themelor Sinohidro do duhet të ndërtojë 9 rrugë lidhëse që paraprakisht nuk janë parashikuar si dhe rrugë alternative nga Preseka deri në Arbinovë, punë shtesë në tunelin Preseka si dhe të gjitha lëshimet dhe rregullimin e vendeve të rrëshqitjes së tokës përgjatë gjithë autostradës. Pas hyrjes në fuqi të aneksit, realizuesi në afat prej 28 ditëve duhet të përgatit program të detajuar për punë sipas kushteve reale në terren në pajtim me pozitat e kontraktuara.
“U gjetëm në situatë të zgjedhim ose ta ndërtojmë autostradën Kërçovë- Ohër, që do të thotë evitimin e të gjitha lëshimeve të mëparshme e kjo kushton mjete shtesë, ose shteti do duhet patjetër ta kthejë tërë kredinë prej mbi 400 euro dhe autostrada të mbetet e pa ndërtuar”. – Goran Sugarevski, ministër i Transportit.
Paratë shtesë pasi aneksi të miratohet në Kuvend, do të sigurohen me kredi nga banka kineze Eksim. Në aneksin e dytë të marrëveshjes në shtator të këtij viti, Qeveria mundësoi të shfrytëzohen 205 milionë euro kredi nga Banka Kineze Eksim, gjithashtu për debllokimin e punëve ndërtimore. Ndërtimi i autostradës filloi në shkurt të vitit 2014 dhe sipas marrëveshjes së lidhur me Qeverinë e kaluar, duhej të kushtojë 411 milionë euro. Me intensifikimin e ndërtimit të kësaj autostrade, nga Qeveria presin që për 20% të përshpejtohen punët ndërtimore në shtet. Pikërisht ndërtimi i kësaj autostrade është shkak kryesorë për realizimin e dobët të investimeve kapitale këtë vit. Me rebalancin u shkurtuan thuajse 100 milionë euro nga këto investime. Qeveria është optimiste se deri në mbarim të vitit realizimi i investimeve kapitale do të tejkalojë 80%./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës