Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar planin 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, aty parashihen zhvillimin e disa projekteve, duke përfshirë ndërtimin e “Autostradës së Paqes”, rrjeti 5G dhe studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.
“Duke u bazuar në udhëzimet e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Zyra për Planifikim Strategjik në bashkëpunim me ministritë e linjës, ka identifikuar dhe listuar veprimet kryesore dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e pikave të marrëveshjes. Duke qenë se për shumicën e pikave ka pasur zhvillimeve të mëhershme qoftë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian apo edhe disa projekte infrastrukturore kanë qenë pjesë e planeve të Qeverisë së Kosovës, për secilën pikë është bërë një përshkrim i shkurtër i gjendjes aktuale”, thuhet në planin e Qeverisë, shkruan Telegrafi.
Pika e parë dhe e dytë e planit është zbatimi i marrëveshjeve për autostradën dhe hekurudhat Prishtinë – Beograd të nënshkruara më 14 shkurt.
“Përgatitja dhe miratimi i marrëveshjeve të nevojshme financiare për implementimin e këtij projekti, në bashkëpunim me Institucionet Financiare Ndërkombëtare që është në përputhje me standardet e rrugëve motorike Trans-Evropiane (TEM). Zbatimi i marrëveshjes hyn në kuadër të diskutimeve për financimin e projekteve që janë pjesë e Marrëveshjes së 4 shtatorit dhe pritet që të bëhet: formimi i grupit teknik punues dhe 2. hartimi i studimi të fizibilitetit për rehabilitimin e trasesë ekzistuese dhe trasesë së re të linjës hekurudhore Fushë Kosovë – Merdare në kuadër të standardeve teknike evropiane të ndërveprimit (TSI)”, thuhet në dokument.
Në pikën e tretë është ndërtimi i “Autostradës së Paqes”, lidhja hekurudhore midis Prishtinës dhe Merdares dhe asaj midis Prishtinës dhe Nishit, sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte bilaterale shtesë dhe prania ndërkombëtare e Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) me kohë të plotë në Serbi.
“Në takimet me Korporatën Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), USAID dhe EXIM, projektet të cilat janë paraqitur, në takime të ndara për financim janë: autostrada Besi – Merdare, hekurudha Prishtinë – Merdare, hekurudha Prishtinë – Porti i thellë në Adriatik. Të gjitha këto projekte do të zhvillohen tutje gjatë takimeve të ardhshme që pritet të ndodhin gjatë muajve në vijim”, vijon dokumenti, përcjell Telegrafi.
Pika e shtatë e këtij plani është që të dy palët do të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe njësi të tjera të Qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e shfrytëzimit të përbashkët të Liqenit Ujmanit, si burim i mundshëm i ujit dhe energjisë.
“Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, sigurojnë bashkëpunimin e nevojshëm për Departamentin e Energjisë në SHBA dhe njësive tjera të qeverisë së SHBA-ve duke krijuar grupin punues për studimin e fizibilitetit, duke u fokusuar në: përcaktimi i alokimit teknik ekzistues të burimeve ujore të liqenit; eksplorimi i mundësive, nëse ka, për të avancuar infrastrukturën e liqenit për të optimizuar furnizimin me ujë, për të mundësuar përdorimin për qëllime të tjera (p.sh. ujitje, ujë të pijshëm); dhe Sigurimi që secili rekomandim ose propozim në studim nuk duhet të rrezikojë shfrytëzimin ekzistues të ujit”, thuhet në plan.
Në pikën e tetë të planit thuhet se, Kosova dhe Serbia do të diversifikojnë furnizimet e energjisë elektrike.
“Finalizimi i studimit të fizibilitetit të gaz-sjellësit Kosovë-Maqedoni; përgatitja e studimit të fizibilitetit të zhvillimin e sektorit të gazit në Kosovë, sipas rekomandimit të studimi i parafizibilitetit të mbështetur nga MCC; finalizimi i Gas Master Planit – e cila do të duhet të mbështet nga EBRD dhe tashëm është dërguar në ËBIF; finalizimi i studimit të fizibilitetit për zhvillimin e sistemeve të ngrohjes qendrore në qytetet e mëdha të Kosovës – e cila do të duhet të mbështet nga EBRD dhe tashëm është dërguar në ËBIF; lehtësimi i diskutimeve me DFC duke organizuar tryeza të rrumbullakëta të sektorit privat për të avancuar investimet e mundshme në infrastrukturë dhe energji; përmirësimi i komunikimit ndërmjet industrisë dhe investitorëve të Kosovës dhe SHBA-së për të nxjerrë në pah mundësitë; Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të propozojnë ndryshimet e nevojshme ligjore për të mundësuar zgjerim të konsiderueshëm të gjeneratorëve vet-konsumues të sektorit privat në burimet e ripërtëritshme; MEA dhe ZRRE duhet të përmirësojnë informimin publik dhe komunikimin me konsumatorët për të promovuar një rolë me të drejtpërdrejt dhe pjesëmarrës të publikut në përgjithësi në zhvillimin e politikave në sektorin e energjisë; dhe MEA (në mungesë të një Operatori Sistemin e Transmisionit të gazit në Kosovë) duhet të angazhohet në modelimin e rrjetit rajonal të gazit natyror dhe analizimin e skenarëve të zhvillimit të infrastrukturës për rajonin përmes programit të USAID”, thuhet në këtë pikë, përcjell Telegrafi.
Kurse, pika e nëntë e marrëveshjes së Washingtonit është ndalimi i përdorimit të pajisjeve 5G të furnizuar nga ofrues të dyshimtë në rrjetet e tyre të komunikimit.
“MEA në koordinim me ZKM përgatitë vendimin për masat parandaluese të përdorimit të pajisjeve 5G nga ofruesit e dyshimtë. Qeveria e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruajnë një Memorandum të Mirëkuptimit për ndalimin e përdorimit të pajisjeve 5G nga ofrues të dyshimtë në rrjetin e komunikimit të Kosovës”, tregon plani.
Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.
Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim