Në tre komunat autoktone shqiptare në Serbi: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundi po del gjithnjë e më në pah nevoja emergjente për investime në infrastrukturë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin në tërësi të jetesës së banorëve të tyre. Problem themelor mbetet sigurimi i të ardhurave për jetesë, ndërkohë që burimet njerëzore në këto troje po largohen në kërkim të punës në rajone të tjera të Serbisë dhe jashtë saj.
Prej muajsh po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tre shtete dhe do të ndikojë në nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik mes tyre. Në projektin fillestar, parashikohet që autostrada të kalojë nëpër Merdarë. Ndërkohë, Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) themeluar nga kompania “MedVita Development”, me seli në Banjë e Siarinës, Serbi, ka prezantuar një draft projekt të ri, ku kërkohet që autostrada të kalojë nga Medvegja dhe jo nga Merdara.
Ky ndryshim projekti, jo vetëm do t’i jepte rëndësinë e duhur Medgjevës, si komuna më e madhe në Serbi, por ka edhe një dobishmëri të madhe ekonomike, pasi kostoja e investimeve zvogëlohet me rreth 30% nëse autostrada do të kalojë nga Medgjeva dhe jo nga Merdara.
AFEDS prej muaj po angazhohet intensivisht për miratimin e projektit të propozuar prej saj dhe realizimin e ndërtimit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish. Kompani ndërkombëtare kanë shprehur gadishmëri për financimin e projektit të autostradës dhe rivitalizimin e ekonomisë në këtë zonë të rrënuar ekonomikisht, me kusht që autostrada të kalojë nga Medvegja. Këtij projekti me rëndësi madhore për Medgjevën dhe banorët e saj i kanë dhënë mbështetje shumë bashkatdhetarë dhe shoqata të ndryshme shqiptare që veprojnë në diasporë.
AEFDS ju bën thirrje individëve, organizatave dhe institucioneve të ndryshme shqiptare që veprojnë në vende të ndryshme të botës, për shumë mbështetje, ndihmë dhe bashkërendim të aksioneve tona, për realizimin e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish. AEFDS po organizon edhe një peticion online për përkrahjen e projektit të të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish, të cilin do e përcjellë në publik së shpejti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë – kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët