Në sheshin "Skënderbeu", Prishtinë pritet që zyrtarisht të bëhet hapja e "Defender Europe" 23.

Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur pajisjet ushtarake, ku qytetarët mund të shohin nga afër këto pajisje.


Theksojmë se, nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, Defender Europe ’23, me ç’rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak, “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. /Telegrafi/

346109887 939779434023420 1761028882111905997 n 1

346159379 262324072935233 5062654456698681511 n 1

348382404 229588769803323 2446237860322334315 n 1 2

348383534 180288108310728 7591108548539343415 n 1

335468172 576124751303369 8089395942133280411 n 2

348382404 229588769803323 2446237860322334315 n 1

346161708 197579066527074 6852114187221743759 n 1

346151577 663747658919949 2202717839931426179 n 1 3