Shtëpia e lindjes së Adolf Hitlerit në Braunau do të shkatërrohet për ta parandaluar që të bëhet “një vend i shenjtë i neonazistëve”, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashtme tw Austrisë Wolfgang Sobotka.
“Shtëpia e Hitlerit do të shkatërrohet. Mund t’i mbesin themelet, por në të do të ndërtohet një ndërtesë e re. Ai objekt do të shfrytëzohet për qëllime humanitare ose do ta shfrytëzojnë autoritetet lokale”, ka thënë Sobotka, njofton AFP.
Qeveria austriake ka marrë vendim që ta marrin pronësinë e shtëpisë së Hitlerit.
Idenë e Sobotkës për rrënimin e shtëpisë së Hitlerit në Braunau e ka përkrahur bashkësia e hebrenjve në Austri.
Shtëpia gjendet në afërsi të sheshit kryesor, ndërsa Hitleri i kaloi në të tri vjet.