Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala kërkohet nga gjiganti italian, Interi, si përforcim ideal për në muajin janar.

Mangala vazhdon të mbetet në radarin e gjigantit italian si përforcim i mundshëm për mbrojtjen gjatë janarit.


Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi janë në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin reprezentues të Francës.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ishte në Angli këtë javë për bisedime me zyrtarët e Cityt rreth Mangalas.

Ausilio shpreson të marrë Mangalan me huazim në muajin janar për gjysmën e dytë të sezonit.

Mbrojtësi u regjistrua nga City për Ligën Premier këtë sezon, por mbetet jashtë planeve të menaxherit të Pep Guardiolës.

Mangala do ishte ideal si zëvendësues i dyshes së qëndrës së mbrojtjes së Interit, Joao Mirandas dhe Milan Skriniarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app