LAJMI I FUNDIT:

Aurel Plasari dhe Lucia Nadin, fitues të çmimit për Skënderbeun

Aurel Plasari dhe Lucia Nadin, fitues të çmimit për Skënderbeun

“Skënderbeu – një histori politike” e autorit Aurel Plasari dhe “Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin, ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe epokën e tij nga autorë shqiptarë dhe te huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Shkencave ku u dhanë dhe çmimet, ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe shumë studiues të huaj dhe shqiptarë të cilët mbajtën kumtesat e tyre me profile shkencore nga autorë të huaj.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë së ndarje së çmimeve mbajti një ligjëratë përuruese dhe Jose Manuel Floristán Imizcoz për veprën “Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë”, seri studimesh botuar në revistën shkencore “Erytheia”, me mbi 25 artikuj shkencorë në 1990-2017. /ata/