Me dizajn për rrugë urbane, por që mund të lëvizë edhe nëpër terrenet më të vështira

Sikur shumë prodhues edhe Audi po lanson makina SUV, që të përmbushë kërkesën e klientëve, transmeton Telegrafi.


Javën e kaluar, është lansuar Q3 Sportback, derisa Q5 është në procesin e freskimit, derisa tani Audi e ka lansuar Citycarver nga linja A1.

Bazuar në A1 Sportback, ky model është crossoveri më i vogël, me vetëm katër metra gjatësi, derisa është ngritur për pesë centimetra, për lëvizje më praktike dhe dukshmëri më të mirë.

Derisa në hapësirën e brendshme i janë shtuar 3.5 centimetra, Citycarver ka rrota me diametër deri në 16 inç. Në këtë formë, Audi e ka sjellë një makinë urbane, por që mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.

Grilli i ri oktagonal dhe prerjet sikur hojet e bletëve, bien në sy më së pari, derisa ka dritat të zgjatura në pjesët anësore, duke i dhënë dukje shumë më agresive.

Motori me 1.4 litra, i mundëson të prodhojë 200 kuaj fuqi, derisa nuk bëhen të ditura specifikat lidhur me shpejtësinë.

Se sa do të kushtojë Audi A1 Citycarver, ende nuk është bërë e ditur, derisa kanë filluar shitjet e kësaj makine, që blerësve do t’ju dërgohet gjatë muajit gusht. /Telegrafi/

Audi foto 2 7

Audi foto 3 7

Audi foto 4 7

Audi foto 5 7

Audi foto 6 7

Audi foto 7 6

Audi foto 8 4