LAJMI I FUNDIT:

Audi RS7 kapet duke u testuar në pistën e garave (Foto)

Audi RS7 kapet duke u testuar në pistën e garave (Foto)

Modeli shumë i sofistikuar RS7 Sportback, nuk mund të fshihej prej spiunëve që merren me makinat e reja

Prej se e prezantoi A7 Sportback tërësisht të ri, prodhuesi gjerman ka treguar elemente të S7 të ri, mirëpo asnjë fjalë nuk e ka thënë për RS7 Sportback, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, spiunët arritën ta fotografojnë gjeneratën e dytë të RS7 gjatë fazës së testimit.


Sedani është parë teksa lëvizte nëpër pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, me një shtresë të lehtë kamuflazhi. Megjithëse pjesa e pasme, mund të ngjajë shumë me A7, gypat që nxjerrin gazrat dhe disa linja anësore, lënë të kuptohet se është vetëm një RS7 më i fryrë.

Hapësirat më të mëdha mbi rrotë, mbrojtëset më të gjëra, si dhe hapjet në pjesë të ndryshme tregojnë se nuk ka të bëjë me A7. Shtresa e kamuflazhit është vënë rreth grillit gjigant, pjesë e cila duket se do jetë krejtësisht e re. Nën kapak, RS7 pritet të ketë një motor V8 që prodhon 650 kuajfuqi. /Telegrafi/