Vetura Audi RS6 Avant tashmë është kthyer në një supermakinë.

Motori V8 me dy turbo 4.0 litra të Audi-t ka shumë potencial për të rritur fuqinë dhe këtë e kanë dëshmuar ndër të tjera edhe Pacific German dhe VF Engineering, të cilët kanë përgatitur një version të modifikuar.


Vetura mori një paketë përmirësimi në fazën 3 dhe tani zhvillon më shumë se 1000 kuaj fuqi dhe më shumë se 1000 Nm çifte rrotulluese.

Vagoni jashtëzakonisht i modifikuar përmban një turbo TTE, sistemin e marrjes së ajrit, motor të përmirësuar dhe një pamje mjaft tërheqëse.

2022 audi rs6 avant tuned to 1 000 horsepower 3

2022 audi rs6 avant tuned to 1 000 horsepower 2

Tingulli agresiv është rezultat i sistemit të shkarkimit me skajet ovale të tubave të shkarkimit.

Disa ndryshime delikate estetike janë bërë gjithashtu dhe janë instaluar stabilizues të rinj ABT Sportsline, si dhe një timon i modifikuar i veshur me Alcantara.

2022 audi rs6 avant tuned to 1 000 horsepower 1

2022 audi rs6 avant tuned to 1 000 horsepower

Se ky karavan është një 'bishë' absolute, tregon edhe fakti se nga 0 në 100 km/orë përshpejton për 2,7 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 340 km/orë.

Vlera e kësaj veture nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/