Në rrjetet sociale është publikuar një video, që e tregon mënyrën e hapjes së tavanit, të modelit R8 që do të lansohet gjatë vitit që vjen.

Në filmimin e shkurtër që është postuar më poshtë, mund të shihni se sa shpejtë kryhet procesi - prej dhënies së komandës me buton, deri të hapja komplete e pjesës së sipërme të veturës, transmeton Telegrafi.


Makina 5.2-litra V10 pritet t’i ketë nga 540-610 kuajfuqi.

Për të pasur këtë automobil sportiv dhe luksoz, duhet të paguhen së paku 163 mijë dollarë. /Telegrafi/