Pierre-Emerick Aubameyang pritet të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi gabonez ka refuzuar që të vazhdojë kontratë me The Gunners, derisa ajo aktuale i skadon në vitin e ardhshëm.


Sipas asaj që raporton Sky Sport Itali, Barcelona dhe Interi ende nuk kanë hequr dorë nga Aubameyang.

aubameyang 1

Skuadra katalunase po tenton të transferojë Lautaro Martinezin nga Nerazzurët, mirëpo nëse dështojnë, atëherë do të kthejnë shikimin nga gabonezi.

Në anën tjetër, nëse skuadra italiane humbë shërbimet e argjentinasit, atëherë do të tentojnë transferimin e Aubameyangut. /Telegrafi/

telegrafi sport app