LAJMI I FUNDIT:

Atmosferë në kryeqytet, qytetarët në shesh festojnë ndërrimin e moteve

Atmosferë në kryeqytet, qytetarët në shesh festojnë ndërrimin e moteve

Me muzikë e fishekzjarre u festua ndërrimi i moteve në kryeqytet. Qytetarë të shumtë, të lumtur dhe me muzikë pritën ardhjen e Vitit 2019 në koncertin që komuna e Prishtinës ka organizuar në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në sekondat e parë të vitit 2019,  i gjithë qyteti u ndriçua nga fishekzjarre të shumta dhe atmosfera impozante që u krijua nga performanca e artistëve të njohur.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti u shpreh i lumtur me pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë këtij viti, sepse, sipas tij, për dallim prej viteve tjera, këtë vit është shtuar numri i atyre që kanë festuar bashkë në shesh.

Në lidhje me shpenzimet për koncertin, Ahmeti tha se nuk ka kushtuar shumë pasi është bërë në bashkëpunim me sponsor. Ndërsa, theksoi se të hyrat janë shumë të mëdha për bizneset në afërsi.

“Sonte kemi organizuar si çdo vit tashmë tradicionalisht prite në shesh, sonte me Ledrin, Lumin B, Flaka Krelanin, Dren Abazin dhe plotë e plotë bende tjera. Ka ardhur një numër i madh i qytetarëve sivjet më shumë në ora dymbëdhjetë se viteve të kaluara, por natyrisht në 00:30 presim më ardhë më shumë qytetarë këtu. Po shihet që ka filluar me u krijuar kjo që me pritë çdo herë bashkë… Këtë e kemi bërë në bashkëpunim dhe me sponsor. Për çdo natë jemi munduar me organizuar muzikë prej orës 8 në tregun e fundvitit. Kur t’i mbledhim me krejt aktivitetet me ndriçim nuk është që na ka kushtuar shumë karshi të hyrave që janë krijuar dhe për lokalet dhe bizneset, por dhe më kryesorja që është kënaqësi për qytetarët”, tha kryetari Ahmeti.

Të lumtur me këtë organizim shiheshin dhe qytetarët që kishin dalur për të festuar.

Kaltrina Kryeziu shprehet e lumtur me këtë aktivitet.

“Shumë mirë, veç s’paska njerëz ishalla vijnë se tepër mirë… Mirë veç besoj që 2019 ka me kanë dhe më mirë”, tha ajo.

Përkundër kësaj, disa qytetarë tjerë shprehen më skeptik mbi gjendjen dhe ndryshimet që mund të ndodhin në Prishtinë.

Arianit Vokrri,  thekson nevojën për liberalizim të vizave dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë e Kosovës.

“Presim ma së pari liberalizim të vizave, tani më shumë najsen për rini… Ishalla bëhet diçka, po kurgjo për momentin”, shtoi ai.

Mendim të njëjtë ndan dhe Besnik Pllana, i cili shpreh zhgënjimin që ka me gjithë situatën ekonomike dhe politike në Kosovë.

“Kur cilat edhe më keq, njëjtë, jo veç regres”, foli shkurt Pllana.

Tashmë është bërë traditë që komuna e Prishtinës organizon koncerte të tilla gjatë ndërrimit të moteve në kryeqytet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori