Real Madridi ka arritur të fitojë në udhëtim te rivali i urryer, Atletico Madridi, me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Mbretërit kanë arritur edhe fitoren e pestë me radhë në kampionatin spanjoll dhe janë ngritur në pozitën e dytë pas fitores ndaj Atleticos.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antoine Griezmann (25') për vendasit, ndërsa për Realin shënuan Casemiro (16'), Sergio Ramos (42') dhe Gareth Bale (74').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori brazilian Casemiro, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Thomas Partey që u notua me 5.1.

Atletico:

notat reali e1549735107547

Real Madrid:

notat reali 1 e1549735126739

/Telegrafi/

telegrafi sport app