Gjiganti nga La Liga, Atletico Madridi është rreshtuar pas një lëvizjeje për mesfushorin e Manchester Unitedit, spanjollin Ander Herrera.

Mesfushori spanjoll është jashtë kontratës në qershor të vitit 2018 - dhe ende është larg arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës së re.


Kështu, Herrera mund të angazhohet për një klub tjetër nga 1 janari, duke nënshkruar para-kontratë.

Sipas gazetës spanjolle AS, spanjollët e Atleticos po planifikojnë një transferim gjatë afatit kalimtar veror për Herreran.

GettyImages 531382466 Kapiteni Gabi po luan sezonet e fundit me Atleticon (Getty Images)

Jose Mourinho ka konfirmuar më parë se do të marrë në konsideratë opsionin e vazhdimit për një viti tjetër për marrëveshjen aktuale të mesfushorit spanjoll.

Por, Atletico po e sheh Herrera si një trashëgimtar afatgjatë të Gabit, pasi ndalimi i transferimeve të iu hiqet në janar.

Megjithatë, Los Lochoneros nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e Herraras, duke ditur konkurrencën e madhe për shërbimet e tij.

Është gjiganti tjetër spanjoll, Barcelona që e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Unitedit në skuadër, me trajnerin Ernesto Valverde që njihet si një adhurues i madh i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app