Ekonomia jo-formale në shkallë të gjerë dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit. Kjo dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike.
Kështu thuhet në një komunikatë të Administratës Tatimore të Kosovës, ku theksohet se ndikimet e ekonomisë jo-formale nuk kufizohen vetëm në sektorin publik, por ato ndikojnë me të madhe edhe në aktivitetet e biznesit legal.
Sipas ATK-së, ekonomia jo-formale shtrembëron konkurrencën e ndershme dhe ul konkurrencën midis kompanive.
“Aktivitetet biznesore të punës joformale dhe evazioni sistematik tatimor, dobësojnë mbrojtjen e punonjësve dhe shoqërisë në përgjithësi. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka treguar vullnet për të parandaluar dhe luftuar ekonominë jo-formale. Kjo është bërë duke hartuar dhe zbatuar një sërë ligjesh shtetërore në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe duke krijuar Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë jo-formale. Administrata Tatimore e Kosovës, si institucion i specializuar dhe me autorizime të veçantë ligjore për të parandaluar dhe luftuar ekonomin jo-formale dhe evazionin fiskal, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprime përkatëse ligjore në funksion të zbatimit të kësaj strategjie të Qeverisë. Kështu që ndër
prioritetet e administratës tatimore, janë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, në këtë kontest edhe i shmangies tatimore. Rezultatet e mira të arritura ng a ATK, përmes shumë aktiviteteve të zhvilluara, në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, janë vlerësuar edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Evropian. Ku thuhet se tek pjesa ku ka përgjegjësi ATK-ja, ka rënë niveli i ekonomisë jo-formale dhe është rritur niveli i të hyrave. Krahas aktiviteteve tjera operative të ATK-së, vlen të theksohet së gjatë vitit 2017, vetëm nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë realizuar 338 aktivitete për verifikim të shmangieve tatimore, si dhe janë kryer 5 bastisje”, thuhet në komunikatë.
Kurse sa i përket dyshimeve për shmangie tatimore, ATK thotë se janë hapur 32 raste për hetime tatimore, si dhe janë zhvilluar 266 intervista me të dyshuar dhe dëshmitar për shmangie nga tatimi. DHTI, për institucionet e zbatimit të Ligjit ka ofruar 223 informata.
“Veç tjerash, janë kryer 22 raporte të kontrollit dhe gjatë kësaj periudhe rezultatet nga shmangia tatimore, janë realizuar në vlerë prej: 667,014.00 euro, pa ndëshkime dhe interesa. Administrata Tatimore, i fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t`iu përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të jenë pjesë e masave ndëshkuese penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht