LAJMI I FUNDIT:

ATK 42 mijë euro gjoba për subjektet e lojërave të fatit

ATK 42 mijë euro gjoba për subjektet e lojërave të fatit

Gjatë një aksioni dy ditorë i zhvilluar nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, i cili ka qenë i shpërndarë në disa qytete të Kosovës, ka rezultuar me shumë masa ligjore ndaj të gjitha subjekteve që merren me veprimtarin e lojërave të fatit, tek të cilat janë konstatuar shkelje ligjore.

Aksioni në fjalë është ndërmarr pasi që Drejtoria e Lojërave të Fatit, si rezultat i vizitave të rregullta ka konstatuar se në disa komuna, si ajo e Prizrenit, Suharekës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Skenderajt disa subjekte të lojërave të fatit, aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Si rezultat, janë mbyllur 11 njësi të lojërave të fatit, dhe janë shqiptuar 42,000.00 euro gjoba.


Aksione të ngjashme si ky i fundit, janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe aty ku konstatohen parregullsi ligjore në zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit, do ketë masa adekuate ligjore ndaj të gjitha subjekteve të lojërave të fatit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori