Athletic Bilbao fiton lëndën në FIFA, Laporte konfirmohet si lojtar i ri i baskëve

Athletic Bilbao ka konfirmuar zyrtarisht se transferimi i Aymeric Laporte nga Al Nassr është pranuar më në fund nga FIFA.Klubi i La Ligës arriti në ditën e fundit të afatit kalimtar marrëveshje me Al Nassr për transferimin e mbrojtësit Laporte.
Megjithatë, klubi saudit nuk arriti t’i dërgoj të gjithë dokumentet në FIFA me kohë, duke lënë transferimin pezull.
Por, tani FIFA e dëgjoi kërkesën e Bilbaos dhe konsideroi se kanë kryer të gjithë punën siç duhet, derisa ishte Al Nassr që gaboi para se afati kalimtar veror të mbyllet zyrtarisht.
😴 Good night.@Laporte is Red and White.#OngiEtorriLaporte #AthleticWIN 🦁 pic.twitter.com/yAMXlZfzOj
— Athletic Club (@Athletic_en) September 11, 2025
“Aymeric Laporte po kthehet në shtëpi. Qendërmbrojtësi është larguar nga Al-Nassr për t'u ribashkuar me Athletic Club, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, qendërmbrojtësi u kthye në shtëpinë e tij dhe vendin ku bëri hapat e parë në futbollin profesional, duke bërë 222 paraqitje midis viteve 2012 dhe 2018.
Transferimi i tij nga Al Nassr thuhet se i ka kushtuar baskëve 10 milionë euro. /Telegrafi/
💥 Aymeric Laporte rejoins Athletic Club on a contract until 2⃣0⃣2⃣8⃣.
The international centre-back returns home to Bilbao, the place where he started his career and made 222 appearances as a Lion between 2012 and 2018. #OngiEtorriLaporte #AthleticClub 🦁
— Athletic Club (@Athletic_en) September 11, 2025



















































